Rekomandohet anulimi i kriterit për gjuhë të huaja për studentë

Hapet konkursi për bursat e studentëve në Universitetin e Prishtinës – Lajmet e fundit



Ministria e Arsimit, ka njoftuar sot se është hapur konkursi për ndarjen e bursave për studentët elitarë të Unversitetit të Prishtinës, të niveleve baçleor dhe mastër për vitin akademik 2019-2020.

Duke marrë parasysh rrethanat e shkaktuara nga pandemia COVID-19, MAShTI ka njoftuar se aplikimi për këtë vit do të bëhet përmes Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Studentëve të Universiteteve Publike.

“Aplikimi eletronik do të jetë i hapur nga data 08.06.2020 deri më datë 29.06.2020. Lista përfundimtare e studentëve të cilët përmbushin kushtet dhe kriteret për të qenë përfitues të MAShTI-t dorëzohen nga Universitetet Publike në MAShTI. Lista e studentëve përfitues do të bëhet publike në uebfaqen e MAShTI-t”, thuhet në njoftim.