Hapja e çerdheve pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale në përputhje me manualin

Hapja e çerdheve pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale në përputhje me manualin – Lajmet e fundit



Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për çështjen e hapjes së çerdheve por është vlerësuar se në institucionet publike dhe private në to do ushtrohet veprimtaria vetëm pas mbikëqyrjes nga autoritetet komunale.

Kështu thuhet në dokumentin ekskluziv të cilin e posedon Klan Kosova, ndërsa aty përmenden edhe masat e reja për sektorin e gastronomisë, ku lëvizja e lirë për iu është mundësuar deri në 22:30.

”Ushtrimi i veprimtarisë së çerdheve në Institucionet publike dhe private në territorin e Republikës së Kosovës lejohet pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19;

Image

Nga data 28 korrik 2020 të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës dhe të ngjashme):

Iu ndalohet funksionimi nga ora 22:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës;

Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar distancën prej 1.5 metra hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-aëay (merre me vete)”.