Haradinaj: Çdo produkt bio që prodhohet në Prishtinë do të lirohet nga një pjesë e tatimit

Haradinaj: Çdo produkt bio që prodhohet në Prishtinë do të lirohet nga një pjesë e tatimit – Lajmet e fundit



Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se zhvillimi i bujqësisë në kryeqytet do të jetë prioritet i qeverisjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se çdo produkt bido që prodhohet në Prishtinë do ta ketë barkodin e vet 038, dhe sipas tij do të lirohen nga një pjesë e tatimit.

“Zhvillimi i bujqësisë në Kryeqytet do të jetë prioritet i qeverisjes sonë. Përveç ndihmës në ngritjen e kapaciteteve prodhuese për fermerët tanë, çdo produkt bio që prodhohet në Kryeqytetin tonë do ta ketë barkodin e vet 038 dhe do të lirohen nga një pjesë e tatimit. 41 fshatrat e Prishtinës janë pasuri e jona dhe si të tilla do të trajtohen me përkushtim maksimal. Përkrahja komunale për fermerët do të jetë e parezervë”, ka shkruar ai. /Zëri