Haradinaj e nderon djalin e Bidenit për shërbimin në Kosovë

Haradinaj e nderon djalin e Bidenit për shërbimin në Kosovë – Lajmet e fundit



Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe pranë memorialit të djalit të ndjerë të presidentit Joe Biden, Beau.

Haradinaj u shpreh se Beau do të jetë gjithmonë pjesë e kujtesës historike në Kosovë .

“Beau Biden shërbeu në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, vlera të përbashkëta të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke nderuar sot shërbimin e tij në ofrimin e paqes dhe lirisë për vendin tonë,

Jemi përgjithmonë mirënjohës ndaj secilit amerikan që ka shërbyer në Kosovë, falënderues Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe lidershipit të Presidentit Biden drejtë paqes dhe prosperitetit në Ballkan”, ka shkruar Haradinaj. /Zëri