Haradinaj e quan të drejtë refuzimin e Kurtit për takim me Vuçiqin në Bruksel

Haradinaj e quan të drejtë refuzimin e Kurtit për takim me Vuçiqin në Bruksel – Lajmet e fundit



Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj e ka quajtur të drejtë vendimin e kryeministrit Albin Kurti që të refuzojë takimin e 11 majit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Haradinaj e ka quajtur këtë vendim si të drejtë.

Sipas tij, ai takim është caktuar nga përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme, Joseph Borell dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, por pa konsultim me palën kosovare.

Ai thotë se takimet e formatit të tillë duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës.

“Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë. Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare. Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës. Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kohë më parë tha se vazhdimi i dialogut mes dy vendeve do të mund të ndodhë më 11 maj, por qeveria e Kosovës menjëherë reagoi duke thënë se për këtë nuk kanë pranuar ftesë. /Zëri