Haradinaj flet pas rrëzimit të qeverisë Kurti

Haradinaj flet pas rrëzimit të qeverisë Kurti – Lajmet e fundit



Pas rrëzimit të qeverisë Kurti, ka reaguar Ramush Haradinaj.

Ai në “Facebook”, ka thënë se ky vendim është vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë

Sot, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 82 vota përkrahën mocionin e votëbesimit. Ky është një vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë. Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës.

RH