Haradinaj ndan medalje për ish-luftëtarin e UÇK-së, Fazli Mustafa

Haradinaj ndan medalje për ish-luftëtarin e UÇK-së, Fazli Mustafa – Lajmet e fundit



Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka ndarë medaljen “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet”, ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fazli Mustafajt.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë për Mustafajn se ishte prej luftëtarëve të dalluar të UÇK-së.

“Kryefamiljar i një familje me traditë për shërbimin ndaj Atdheut, Fazli Mustafaj ishte prej luftëtarëve të dalluar të UÇK-së. Vet i plagosur në betejë e të birin ia fali lirisë. Shefqet (Fazli) Mustafaj u përjetësua me 19 prill 1999 në Koshare. Për kontribut të jashtzakonshëm për çështjen kombëtare, Fazliut i kam ndarë medaljen ‘ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET’”, ka shkruar ai./Zëri