Haradinaj përkujton dëshmorët e Prishtinës

Haradinaj përkujton dëshmorët e Prishtinës – Lajmet e fundit



Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët e komunës së Prishtinës.

Ai thotë se fal heroizmit të luftëtarëve dhe sakrificës së martirëve u realizua misioni historik i lirisë.

“Në Ditën e Dëshmorëve të komunës së Prishtinës, kujtojmë trimërinë, vendosmërinë e guximin e luftëtarëve të Brigadës 153 Hyzri Talla, gueriljes BIA, të gjithë Dëshmorët e Martirët e Lirisë. Në këtë ditë, kujtojmë të rënët në masakrën e Makocit dhe Betejën e Marecit. Fal heroizmit të luftëtarëve dhe sakrificës së martirëve, të cilët gjithmonë do të jenë frymëzim dhe udhërrëfyes në ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes sonë, ne realizuam misionin tonë historik. Ta ruajmë këtë liri si vlerën më të shenjtë dhe të përulemi me admirim para të rënëve. Lavdi!”, thotë Haradinaj përmes një postimi në Facebook. /Zëri