by lajme.org on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 28, 2023 Halimi kritikon Qeverinë: Kosova meriton qeverisje, jo propaganda – Lajmet e fundit
by lajme.org on November 22, 2022 OECD: Europa do të jetë më e goditura nga ngadalësimi ekonomik global
by lajme.org on January 27, 2023 Bëhet e gjallë Kejvina: Shpulla që i dhashë Luizit më ndihmoi të dal prej asaj çmendine
by lajme.org on January 4, 2023 Futbollisti kosovar i larguar nga Porto mund të transferohet te Ferizaj
by lajme.org on November 8, 2022 Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Haradinaj-Stublla: Asociacionin që e kërkon SHBA-ja s’është ai që e pretendon Serbia – Lajmet e funditin Lajmeon January 13, 2023 Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se Asociacionin që e kërkon SHBA-ja nga Kosova nuk është asociacioni që e pretendon Serbia. Ajo ka thënë se dialogu duhet të trajtohet me prioritet, të kapitalizohet vëmendja amerikane për ta arritur një zgjidhje përfundimtare sa më shpejt me Serbinë, duke forcuar subjektivitetin ndërkombëtar, por, ka shtuar ajo, ky forcim nuk duhet të bëhet me çmimin e defunksionalizimit të shtetit përbrenda. “Siç dihet tashmë, Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë dialogun Kosovë – Serbi si çështje urgjente të sigurisë evropiane dhe status quoja do të rrezikojë edhe më shumë brishtësinë e kësaj sigurie – sidomos pas fillimit të luftës në Ukrainë, zhvillimeve kriminale në veriun e Republikës së Kosovës dhe kërcënimit të hapur të Serbisë për luftë kundër Kosovës”, shkroi ajo në Facebook. Sipas Haradinaj-Stubllës, institucionet e Kosovës bashkë me partitë që e kanë nënshkruar Asociacionin në të kaluarën duhet të diskutojnë për qëndrim të përbashkët “të Kosovës kundër kërkesës serbomadhe për implementim të një asociacioni monoetnik, me kompetenca ekzekutive – të tipit të Republikës Serbe në Bosnjë”. “Qeveria e Kosovës dhe klasa politike në përgjithësi do të duhej të jetë e shkathët në shpërfaqjen reale të pretendimeve të Serbisë, sepse asociacionin që e kërkon SHBA-ja prej Kosovës nuk është asociacioni që në realitet e pretendon Serbia. Serbia nuk e dëshiron një asociacion që është i barasvlefshëm me Asociacionin ekzistues të Komunave të Kosovës – pa dallime etnike – por Serbia dëshiron një Ahtisaari Plus – kompetenca shtesë këtyre ekzistueseve për serbët e Kosovës që ndërhyjnë mes pushteteve lokale dhe qendrore – që krijojnë një pushtet të ndërmjetëm – gjë që nuk e lejon e as nuk e parasheh Kushtetuta aktuale e Republikës së Kosovës”. Haradinaj-Stublla ka theksuar se Kosova assesi nuk duhet të lejojë një derë të pasme për Serbinë përmes asociacionit njëentik, që pastaj përmes asaj dere Serbia e Rusia të kontrollojnë e destabilizojnë sa herë të duan Kosovën. “Serbët veçse kanë të drejta e privilegje të zgjeruara me Kushtetutën aktuale dhe me ligjet e Kosovës, të cilat rrallë se do të mundë t’i gjeni në kushtetutat më të avancuara të botës demokratike. Ndërsa vetëm pak kilometra matanë kufirit me Serbinë, brenda saj pra, këto të drejta të shqiptarëve në Serbi jo që nuk njihen e respektohen, por shkelen në mënyrën më flagrante”. Ajo ka shtuar tutje se Kosova nuk duhet të mbetet peng i gabimeve të kaluara. “Fundja, edhe në marrëveshje të Brukselit Serbia është pajtuar që Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të ketë fjalën e fundit rreth një asociacioni potencial, andaj Kosova assesi të mos lejojë të mbetet peng i gabimeve të së kaluarës”. Lajme të ngjajshme: Chollet për Asociacionin: SHBA-ja nuk mbështet diçka që i ngjan Republika Srpskës – Lajmet e fundit AGK-ja sërish kërkon nga institucionet ofrim të sigurisë për gazetarët që raportojnë nga veriu – Lajmet e fundit Tahiri: Ka ardhur koha që SHBA-ja të udhëheqë dialogun Kosovë – Serbi – Lajmet e fundit Vuçiqi pret që SHBA-ja “të inkurajojë Prishtinën për të përmbushur obligimet” – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Halimi kritikon Qeverinë: Kosova meriton qeverisje, jo propaganda – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Deputetja e LDK-së Muratit: Je injorant, shteti nuk zhvillohet me politikat e lëmoshës – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Molliqaj: Kurti po i shantazhon qytetarët për raportet e Kosovës me SHBA-në – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Tadiq: Vuçiqi e ka humbur Kosovën, propozimin franko-gjerman nuk do e nënshkruaja – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e profesor Zeqir Shaqiri – Lajmet e fundit