Haskuka i quan analfabetë Zafir Berishën e Bilall Sherifin

Haskuka për mërgimtarin nga Prizreni që vdiq dje: Ishte nisur nga Gjermania për t’u çmallur me mëmëdhenë – Lajmet e fundit



Në mesin e 10 bashkatdhetarëve të cilët vdiqën pas aksidentit në Kroaci është edhe Hamet Hoxha nga fshati Randobravë i Komunës së Prizrenit.

Kryetari i kësaj komune Mytaher Haskuka i ka shprehur ngushëllime familjes Hoxha derisa shton se Hameti ishte nisur nga Gjermania për t’u çmallur me mëmëdhenë.

“Dje të gjithë u tronditëm nga lajmi për tragjedinë që ndodhi në Kroaci, ku mërgimtarët tanë ishin nisur për të ardhur në vendlindjet e tyre, pranë familjarëve, miqve e më të dashurve. Njëri prej tyre ishte edhe Hamet Hoxha, nga fshati Randobravë i komunës së Prizrenit, i cili së bashku me udhëtarët e tjerë, ishte nisur nga Gjermania për t’u çmallur me mëmëdhenë. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Hoxha, miqtë dhe të afërmit e të ndjerit. Në këtë gjendje tejet të vështirë, lutemi që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë dhimbje. Ngushëllime për gjithë familjarët e viktimave! Zoti i mëshiroftë, qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, përfundoi |Haskuka. /Zëri