Haxhiu akuzon qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë

Haxhiu akuzon qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë – Lajmet e fundit



Ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj paralajmërimeve për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Ajo ka thënë se kjo është mënyra e atyre që operojnë me ekstreme dhe pa asnjë plan.

“Prej hapjes totale, në gjendje të jashtëzakonshme. Kjo më së miri shpreh se këta nuk kanë fare lidhje me menaxhim. Gjendja e jashtëzakonshme do të mund të vinte, në ndonjë rrethanë, vetëm si mos mjaftueshmëri e masave, por jo zëvendësim i vonë i mungesës së masave. Pa plan mjetet bëhen qëllim në vetvete, nëse tashmë ky nuk ka qenë plan në vete”, ka shkruar në reagimin e saj publikuar në Facebook, Haxhiu, transmeton Zeri.info

Haxhiu thotë se paralajmërimi për gjendje të jashtëzakonshme nënkupton se kjo qeveri nuk di të menaxhojë, e as të organizojë, prandaj kërkon të shkojë në masën më ekstreme në mënyrë që të sjell rend.

“E gjithë sjellja e këtyre ditëve e këtyre personave të qeverisë Koti ka qenë demobilizuese, çorganizuese dhe aspak që nxit kujdes tek vet qytetarët. Ju nevojit një muaj për të krijuar kaos dhe për të thënë se po shpallim gjendjen e jashtëzakonshme. Më shumë si mjet i domosdoshëm këta duket se e kanë dashur gjendjen e jashtëzakonshme si fazë të domosdoshme”, thuhet në reagim. /Zëri