Haxhiu: Hyrja e xhandarmërisë serbe në Karaçevë është e papranueshme, Qeveria duhet të japë përgjegjësi

Haxhiu: Hyrja e xhandarmërisë serbe në Karaçevë është e papranueshme, Qeveria duhet të japë përgjegjësi – Lajmet e fundit



Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë.

Haxhiu ka shkruar se hyrja e xhandarmërisë serbe është vetëm konsekuencë e qasjes së politikës së Kosovës karshi Serbisë. Sipas saj kjo qeveri duhet të duhet të japë përgjegjësi për këtë.

“Andaj, përveçse kjo qeveri ilegale, ilegjitime duhet të shkojë së bashku me të duhet të kthehet edhe reciprociteti. Këta që kanë hequr dorë nga Republika e janë vërsulur në pazare nuk mund ta mbrojnë Republikën, andaj dhe askush nuk befasohet nga ta. Kjo që ka ndodhur dje në Karaçevë është e papranueshme dhe kjo qeveri duhet të jep përgjegjësi”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i saj: