Haxhiu reagon pas pezullimit të dy zyrtarëve të SHKK-së, të zbardhet çdo rrethanë për rastin Dehari

Haxhiu reagon pas pezullimit të dy zyrtarëve të SHKK-së, të zbardhet çdo rrethanë për rastin Dehari – Lajmet e fundit



Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas pezullimit nga puna të zyrtarëve të disa zyrtarëve të SHKK-së.

Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje që institucionet të zbardhin çdo rrethanë për rastin Dehari, raporton Zeri.info.

Sipas saj, ministria që ajo drejton do të vazhdojë të jetë në shërbim të zbardhjes së këtij rasti.

“Menjëherë pas konferencës për medie, raportin e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë për rastin Dehari, e kemi dërguar tek institucionet dhe personat përgjegjës. Sot, Komisioni Disiplinor i SHKK, ka marrë vendim për pezullimin e dy zyrtarëve. Rasti Dehari, është ndër rastet më të rënda në Kosovën e pasluftës. Institucionet duhet të zbardhin secilën rrethanë. Ministria e Drejtësisë do të adresojë secilën shkelje dhe do të jetë në shërbim të institucioneve të drejtësisë për zbardhjen e këtij rasti”, ka shkruar Haxhiu. /Zëri