Haziri: Kritikat ndaj Qeverisë kanë pasur qëllime të mira, pandemia kërkon agresivitet në menaxhim

Haziri: Kritikat ndaj Qeverisë kanë pasur qëllime të mira, pandemia kërkon agresivitet në menaxhim – Lajmet e fundit



Nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se kritikat që ai ka dhënë ndaj Qeverisë e cila drejtohet nga bashkëparitaku i tij, Avdulla Hoti kanë qenë qëllim mira.

Haziri në një intervistë për Ekonomia Online, është shprehur se ka kërkuar reagim më agresivë në menaxhimin e pandemisë, pasi sipas tij, kjo situatë nuk mund të menaxhohet më politika të buta, çfarë bënë kryeministri Hoti, që sipas Hazirit, kjo mënyrë e qeverisjes është vlerë e tij si person e marrë edhe nga LDK.

Haziri i cili ka qenë shumë i ashpër ndaj Qeverisë lidhur me menaxhimin e pandemisë, madje sipas medieve ai e kishte vlerësuar “katastrofal” ditë më parë punën e Qeverisë në menaxhimin e pandemisë, ka thënë se aktivizimi i Planit Kombëtar nga Qeveria, është ajo çfarë ai ka kërkuar.

“Nuk është kritikë dashakeqe, është kritikë qëllimmirë, sepse z. Hoti edhe si politikan edhe si njeri aplikon qeverisje të butë  që  është vlerë e tij, dhe këtë e ka marrë nga LDK. Pandemia kërkon agresivitet në menaxhim. Më vjen mirë që Qeveria ka marrë vendim për aktivizimin e Planit Kombëtarë, nuk mundet pandemia me menaxhuar vetëm me Ligjin e Infeksioneve sepse është i ngushtë dhe i pa mjaftueshëm me i zgjidhë problemet”, është shprehur Haziri, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetari i LDK-së, ka thënë se është kundër ndalimit të qarkullimit të qytetarëve, pasi sipas tij, edhe modeli që ka përdor Qeveria Kurti ka qenë i pamjaftueshëm dhe i dështuar.

Ai ka thënë se  duhet rritur kontrollat në ternë, dhe jo të mbyllen bizneset dhe qytetarët.

“Është provuar me modelin e Qeverisë Kurti me menaxhuar pandeminë, por edhe ai ka qenë i pamjaftueshëm dhe i dështuar. Mekanizimi kombëtar ka me dhënë shumë hapësirë, ka mi dhënë oksigjen spitaleve institucioneve të emergjencave civile për menaxhuar dhe me reaguar ndaj virusit”.

“Unë jam kundër qarkullimit të lëvizjes së njerëzve, ka nevojë kontroll më shumë të ketë mekanizma të emergjencave civile, inspektor komunal, zyrtarë komunal, inspektorët sanitarë, ekipet e mjekëve dhe policisë me qenë ma prezentë dhe nuk ka nevojë me blloku ekonominë”, është shprehur ai..

Haziri ka thënë se komuna të cilën ai e drejton ka menaxhuar në mënyrë të mirë pandeminë.

“Gjilani është në mesin e komunave që ka tregu menaxhim dhe përfomancë të jashtëzakonshme, jo vetëm sipas vlerësimit të kryeministrit Hoti edhe ish-kryeministri Kurti dhe ish-ministri Vitia, edhe ministri Zemaj ka pa nga afër mënyrën e menaxhimit.

Ne kemi 16 të vdekur nga 414 raste të infektimit, por kemi  afër 300 të shëruar. Te ne funksion vetë izolimi, vizita në shpi, pacientët me Covid-19 nuk vijnë në spital, ne kemi organizua vizita të rregullta në shtëpi”, është shprehur Haziri./ eo