Haziri thotë se dialogu është e vetmja rrugë në zgjidhjen e problemit me Serbinë

Haziri thotë se dialogu është e vetmja rrugë në zgjidhjen e problemit me Serbinë – Lajmet e fundit



Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë të cilën Kosova duhet ta shoh në zgjidhjen e problemit me Serbinë.

Haziri thotë se LDK-ja do të jetë gardian i Republikës, teksa shpreson që bartësit e institucioneve të shtetit të zbatojnë detyrat kushtetuese.

“Dialogu është e vetmja rrugë të cilën Kosova duhet ta shoh në zgjidhjen e problemit me Serbinë. Ne shpresojmë që të zbatohen detyrat kushtetuese nga bartësit e institucioneve të shtetit, por LDK do të jetë gardian i Republikës”, ka shkruar ai./Zëri

Postimi i plotë:

Dialogu është e vetmja rrugë të cilën Kosova duhet ta shoh në zgjidhjen e problemit me Serbinë. Ne shpresojmë që të zbatohen detyrat kushtetuese nga bartësit e institucioneve të shtetit, por LDK do të jetë gardian i Republikës

17 shkurti i 2008 dhe rilindja e kësaj Republike neve na bënë të obligueshëm që me i mbyllë çështjet e hapura dhe e vetmja çështje e hapur në regjion është ajo me Serbinë dhe integrimi i Kosovës me institucionet ndërkombëtare, që përfshinë edhe ato evropiane dhe OKB-në si institucion më i lartë.

Deri aty duhet unitet dhe duhet të gjendet formula dhe njeriu i cili mund t’i bashkojë forcat politike, shumicën e madhe politike, edhe minoritetet pse jo, sepse Kosova është e të gjithëve.