Haziri thotë se nuk ishte në dijeni që Agon Musliu kishte probleme shëndetësore

Haziri tregon gjendjen me COVID-19 në Gjilan – Lajmet e fundit



Në komunën e Gjilanit sot janë regjistruar edhe 20 raste të reja me COVID-19.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri ka treguar bilancin e COVID-19 gjatë këtyre 7 muajve të përballjes me pandeminë.

Ai ka bërë të ditur se deri tani si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 48 persona, ndërsa nga 1147 të infektuar, 990 janë shëruar duke lënë edhe 109 raste aktive ku prej tyre 14 janë të hospitalizuar, transmeton Zeri.info.

“Në ditën e 220 të përballjes me #COVID19 në Gjilan u shënuan 20 raste të reja pozitive. Brenda 7 muajve, gjendja e përgjithshme është kjo: 1147 të infektuar, 990 të shëruar, 109 raste aktive, 48 të vdekur, 14 në hospitalizim dhe 103 mostra në pritje”, ka shkruar ai.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haziri ka bërë të ditur se janë në pritje të rezultateve edhe për 103 mostra, ndërsa u ka bërë thirrje për kujdes.

“Ju lutem shumë, të reagojmë me përgjegjshmërinë më të lartë kundër infeksionit. Përndryshe, virusi nuk të pyet kush je. Të bën për kujdes intensiv nëse nuk kujdesesh dhe mund të të marrë me vete!”, shkruan Haziri./Zëri