HBO Max ndërpret produksionet në Evropë

HBO Max ndërpret produksionet në Evropë

HBO Max ka vendosur të ndalojë produksionet në Evropë. Shërbimi streaming konfirmoi se nuk do të prodhojë më seriale dhe shfaqe origjinale në Danimarkë, Suedi, Norvergji, Finlandë, Evropën Qendrore, Holandë dhe Turqi.

Kështu kompania lë vetëm Spanjën dhe Francë të paprekur. Lajmi vjen si pjesë e një plani të kompanisë mëmë Warner Bros për të reduktuar kostot me 3 miliardë dollarë.

Disa prej shfaqjeve më të pëlqyera janë Lust në Suedi dhe Kamikaze në Danimarkë. Krahas ndërprerjes së produksioneve kompania do të heqë këto përmbajtje televizive së bashku me dramën Hungareze The Informant dhe nuk do të jetë më të disponueshme globalisht.

Shërbimet streaming kanë lulëzuar në Evropë me Netflix dhe platforma të tjera të cilat zënë 30% të tregjeve lokale.

Së bashku me largimet nga puna, ndalimi i produksioneve të reja është sinjali i parë i një epoke të errët të televizorit. /PCWorld Albanian