Hiqet TVSH-ja për jahtet, Klosi: "Hyrja në fuqi e ligjit ndihmon biznesin detar"

Hiqet TVSH-ja për jahtet, Klosi: “Hyrja në fuqi e ligjit ndihmon biznesin detar”

Hyn në fuqi ligji për heqjen e TVSH-së së jahteve dhe mjeteve lundruese. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi  në një takim të zhvilluar me operatorët turistik në Sarandë u shpreh se ky hap do të ndihmojë zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar.

“Jemi në datën 10 korrik, jemi në kulmin e sezonit, në një mënyrë ose në një tjetër dhe po të shikojmë fatkeqësisht ky gji i mrekullueshëm, ky det i mrekullueshëm ka vetëm varka sa gishtat e njërës dorë, nuk i ka 5 varka që janë në Gjirin e Vlorës apo mjete kënaqësie. Edhe kjo duhet të na bëjë që të gjithëve që duhet të kuptojmë se pse, kjo duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë se si ka mundësi. Saranda ka dëshmuar që me politikat fiskale të menaxhimit të karburantit dhe të lehtësirave që kemi pasur në vitin e kaluar kemi pritur jahte që realisht i bëjnë nder çdo porti, ku parkojnë dhe kemi patur mundësi që Sarandën ta vizitojnë jo pak po mbi 1 800 jahte, por që vijnë këtu vetëm për furnizimin me karburant. A na duhet ta shndërrojmë këtë në industri, a jemi të gatshëm ta presim këtë industri. Unë them që kemi shumë punë për të bërë.””

Klosi u ndal tek ligji i ri për regjistrimin dhe mënyrën e regjistrimit dhe kontrollit të mjeteve lundruese,  një ligj i cili sipas Klosit është kërkuar nga komunitet  e biznesit për të pasur një raport të drejtë me kontrollin por dhe me qënien në det i lirë.

Nertila Doko / SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.