Historitë që fshihen pas pijeve më të famshme të stinës së verës në Europë

Historitë që fshihen pas pijeve më të famshme të stinës së verës në Europë

Kjo verë është bërë sinonimi dëshpërues i valëve të nxehta, jashtëzakonisht të pakëndshme.

Megjithëse reagimi juaj ndaj valës së nxehtë të këtij viti mund të jetë që thjesht të kërkoni strehë diku dhe të luteni që të mos ndodhë apokalipsi klimatik, një mënyrë tjetër për t’iu për ta përballuar të nxehtin është duke mbledhur veten dhe duke shijuar disa nga pijet më të mira të Europës.

Pijet e stinës së verës ndryshojnë shumë në të gjithë kontinentin, por ndjesia magjike e shijimit të një kokteji në një ditë të nxehtë është universale.

 

Mbretëri e Bashkuar – Kupa e Pimm

 

Kupa e Pimm është shembulli i përsosur i një pijeje britanike. Por, si lindi kjo pije legjendare?

James Pimm e krijoi këtë pije për herë të parë në vitin 1823 si një tretës për të shoqëruar ushqimin në barin e tij në Londër.

Shërbyer në një “kupë”, pija origjinale ishte një përzierje e xhinit, vermutit të ëmbël, curçao, maraschino dhe bitters; të gjitha të përziera me limonadë të gazuar, me lule borage sipër. Kombinimi origjinal kishte “një aromë dhe shije kastraveci”, shpjegojnë ekspertët e koktejlit, Anistatia Miller dhe Jared Brown.

“Ndonjëherë përdoreshin edhe frutat e stinëve kur lulet borage nuk mund të gjendeshin,” shtojnë ata. Kjo solli formën tradicionale të pijes që shërbehet edhe sot, me luleshtrydhet, menten dhe portokallin që shtohen shpesh në këtë pije.

Popullariteti i madh i kësaj pijeje gjatë fundit të viteve 1800 solli komercializimin e saj, duke filluar të tregtohej në shishe në vitin 1912.

 

Francë – Kir Royale

 

Stili tipik francez i thjeshtë. Për disa, Franca është e pakrahasueshme kur bëhet fjalë për krijimin e shijeve të kuzhinës dhe shumë persona e konsiderojnë Francën si kampione edhe në fushën e pijeve.

Ju mund të zgjidhni pije të ndryshme, duke filluar nga Rosé e deri në Pastis, por mjaft e veҫantë është një pije tjetër, relativisht të re, e njohur si Kir Royale.

Kir Royale u shpik pas Luftës së Dytë Botërore nga një prift i quajtur Félix Kir. Kur Kir u bë kryebashkiak i Dijonit në vitin 1945, ai donte të promovonte dy nga pijet lokale të zonës: crème de cassis, një liker i ëmbël nga rrushi i zi, dhe verën aligote Bourgogne me aciditet tepër të lartë.

“Për shkak se aligote nuk është e përshtatshme për shijet e ҫdokujt dhe nuk gjendet shpesh jashtë rajonit të Dijonit, u përdor shampanja për ta zëvendësuar atë,” thotë Miller.

Dhe kështu lindi Kir Royale.

“Ne e bëjmë vetë crème de cassis, për shkak se kemi shumë vreshta rrushi pa fara në kopshtin tonë. Dhe, në vend që të përdorim shampanjë, preferojmë t’i japim pijes një shije të vërtetë të Dijonit duke përdorur Crémant de Bourgogne,” thotë Brown.

 

Spanjë – Sangria

 

Fjala sangria do të thotë fjalë për fjalë “gjakderdhje” në spanjisht dhe portugalisht. Por, mos u frikësoni nga ky emër i përgjakshëm; ai është përdorur që nga viti 200 para Krishtit, kur romakët e përdornin termin për t’iu referuar verës së kuqe që vinte nga Spanja dhe përzierjes së saj me fruta.

“Askush nuk e di me siguri se kush e shpiku verën e kuqe të shoqëruar me fruta, e cila njihet sot si Sangria,” thotë Miller.

“Ajo që dihet është se kjo pije daton shumë herët, që nga importet e pijeve me fruta nga Azia gjatë viteve 1600 dhe 1700.

Tregtarët spanjollë dhe portugezë ishin autorët e mundshëm të kombinimeve të verërave riojas dhe douros me frutat e stinës – mollët, manaferrat dhe agrumet – bashkë me rakinë ose rumin.”

“Ne pëlqejmë rumin e vjetër spanjoll dhe pak ujë të gazuar, për ta bërë pijen më të lehtë,” thotë Brown.

 

Itali – Spritz Veneziano

 

Aperol Spritz është deri tani versioni më i popullarizuar ndërkombëtarisht i këtij kokteji veror që gjendet kudo, por Aperol nuk ishte pija e parë që bëri bujë në Itali.

Ky nder i takon aperitivit të hidhur italian, të quajtur Select.

I krijuar për herë të parë në vitin 1920 në Venecia, Select u kombinua me verën e gazuar të Italisë veriore nga Prosecco, bashkë me pak ujë të gazuar për të arritur te pija origjinale Spritz Veneziano.

“Kjo përzierje freskuese më pas kaloi nëpër disa variacione. Ndonjëherë përdoret Campari dhe, së fundi, Aperol Spritz është bërë pija më popullore në të gjithë botën,” shpjegon Miller. /Euronews