Hoti dhe Grenell i reagojnë deputetit suedez që propozoi qeverinë e Kosovës, SHBA-së dhe Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe

Hoti dhe Grenell i reagojnë deputetit suedez që propozoi qeverinë e Kosovës, SHBA-së dhe Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe – Lajmet e fundit



Qeveria e Kosovës, Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe.

Nominimi është bërë nga ana e deputetit të Parlamentit të Suedisë nga radhët e Partisë Demokristiane, Magnus Jakobson.

“Unë kam nominuar qeverinë e SHBA-së dhe qeveritë e Kosovës dhe Serbisë për Çmimin Nobel për Paqen, për punën e tyre të përbashkët për paqen dhe zhvillimin ekonomik, përmes marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Tregtia dhe komunikimet janë aspekte të rëndësishme në ndërtimin e paqes”, ka thënë Jakobson përmes një postimi në rrjetin social Twitter, përcjell “Zëri”.

Këtij postim e ka shpërnda edhe i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë- Serbi, ish-ambasadori në Gjermani, Richard Grenell.

“Presidenti Donald Trump nominohet për një Çmim të dytë Nobel për Paqe për marrëveshjen historike Kosovë-Serbi”, ka shkruar Grenell në reagimin e tij në “Twitter”.

Për këtë ka pasur reagim edhe nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili përmes llogarisë së tij në “Twitter” e ka falënderuar deputetin suedez për nominimin.

“Jashtëzakonisht falënderues ndaj deputetit të Parlamentit të Suedisë, nga radhët e Partisë Demokristiane, Magnus Jakobson”, ka shkruar Hoti në Twitter./Zëri