Hoti ia kujton Ferajt momentin kur e nderonte trupin e pajetë të Enver Hoxhës

Hoti: Kosova duhet të dërgojë mesazhe që nxisin pozitivitet për të ardhmen tonë euro-atlantike – Lajmet e fundit



Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje.

Sipas tij, nga Kosova duhet të dërgohen mesazhe që nxisin pozitivitet për të ardhmen tonë euro-atlantike dhe, siç është shprehur ai, për jetë më të mirë e për sigurinë e investimeve, raporton Zeri.info.

“Ne duhet të sqarojmë para të gjithëve se ende kemi çështje të hapura me fqinjin verior, të cilat çështje do t’i zgjidhim me dialog, në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë, sepse opsion tjetër nuk ka dhe nuk do të lejohet të ketë”, ka shkruar Hoti. /Zëri