Hoti: Masat e reja kundër COVID-19 hyjnë në fuqi nga e hëna

Hoti: Masat e reja kundër COVID-19 hyjnë në fuqi nga e hëna – Lajmet e fundit



Nga e hëna pritet të hynë në fuqi masat e reja kundër pandemisë COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur sonte, kryeministri Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Qeverisë e cila sot ka miratuar këto masa.

“Masat e reja kundër covid-19 hyjnë në fuqi të hënën, 6 korrik 2020”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndryshe sot gjatë ditës, në takimin që pati kryeministri Hoti me krerët e institucioneve shëndetësore ka marrë disa vendime, ndër to është edhe mbyllja e lokaleve të gastronomisë nga ora 21:00 deri në 5:00 të mëngjesit./Zëri