Hoti: Mbi 1 miliard euro do të mobilizohen për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike të Qeverisë së re

Hoti: Mbi 1 miliard euro do të mobilizohen për Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike të Qeverisë së re

Ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë Kurti, tash i
nominuar për kryeministër të Qeverisë së mundshme në krye me LDK-në, Avdullah
Hoti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se mbi 1 miliard euro do të
mobilizohen për zbatimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike të Qeverisë së re.

Ai ka thënë se kjo pako është pjesë e Qeverisë
së re dhe është duke u harmonizuar me të gjithë partnerët e koalicionit qeverisës,
ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë:                               

Mbi 1 miliard euro do të mobilizohen për
zbatimin e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike të Qeverisë së re.

Një
pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve do të futen në ekonomi sivjet, për të
mbështetur bizneset që të qëndrojnë në treg dhe të mbajnë punëtorët në punë.
Ndërkaq, në vitet në vijim do të mbështeten investimet private dhe publike që
krijojnë vende pune në prodhim, bujqësi, teknologji dhe sektorë me vlerë të
shtuar.

Në zbatimin e masave të kësaj pakoje do të
përfshihen odat ekonomike, bankat, shoqatat e profesionistëve, institucionet
akademike, komunat, investitorë nga diaspora jonë dhe partnerët ndërkombëtar që
mbështesin zhvillimin e Kosovës. Legjislacioni i nevojshëm për zbatimin e kësaj
pakoje do të procedohet në Kuvend menjëherë pas formimit të Qeverisë së Re.

Kjo
pako është pjesë e Programit të Qeverisë së Re, që është duke u harmonizuar me
të gjithë partnerët e koalicionit qeverisës.