Hoti në Bruksel, takohet me Lajçakun dhe Palmerin: I kënaqur për koordinimin mes BE-së dhe SHBA-së

Hoti në Bruksel, takohet me Lajçakun dhe Palmerin: I kënaqur për koordinimin mes BE-së dhe SHBA-së – Lajmet e fundit



Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbërritur në Bruksel, ku nesër pritet të vazhdojë dialogu në nivel të lart mes Kosovë dhe Serbisë.

Hoti ka njfotuar se sot atje është takuar me Emisarin Special të BE-së për dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, dhe Zevendës Ndihmës Sekretarin e Departamentit te Shtetit të SHBA-ve, Mattheë Palmer.

Ai ka thënë se me Lajçakun dhe Palmerin, është diskutuar për dialogun, duke u shprehur i kënaqur për koordinimin e plotë mes BE-së dhe SHBA-së

“Diskutuam per zhvillimet ne dialog deri me tani dhe takimin e neserm te nivelit te larte. Jam shume i kenaqur qe po shoh koordinim te plote ne mes te BE-se dhe SHBA-se lidhur me marreveshjen finale ne mes te Kosoves dhe Serbise”, ka shkruar Hoti./Zëri