Hoti për misionin e FSK-së në Kuvajt: Realizim i ëndrrës të të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës

Hoti për misionin e FSK-së në Kuvajt: Realizim i ëndrrës të të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës – Lajmet e fundit



Deputeti nga radhët e LDK-së Avduallah Hoti, ka thënë se është moment i jashtëzakonshëm misioni i parë ndërkombëtar i FSK-së në krah të ushtrisë së SHBA-së.

Sipas Hotit, ky mision është realizim i vizionit të themeluesve të shtetit të pavarur të Kosovës dhe ëndrrës të të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.

“Ky është moment i jashtëzakonshëm për ne që e duam Kosovën si shtetin tonë të përhershëm, që besojmë fuqishëm dhe angazhohemi për përhershmërinë e Kosovës së pavarur, të integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA. Jam krenar që në mandatin tonë qeverisës arritëm të sigurojmë mbështetjen amerikane për të realizuar këtë mission”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Zëri