Hoti për veprimet në veri: Qeveria s’u konsultua me opozitën

Hoti për veprimet në veri: Qeveria s’u konsultua me opozitën – Lajmet e fundit



Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ritheksoi se LDK-ja mbështet vendimet e Qeverisë për reciprocitet ndaj Serbisë.

“Mbështetjen tonë e keni pasë edhe e keni edhe tash, si dhe e keni parë qëndrimin e kësaj partie rreth kësaj çështjeje”, u shpreh Hoti.

Ai më tej ka thënë se për veprimet në veri Qeveria nuk është konsultuar me opozitën, duke theksuar se ka pasur mangësi në këtë proces, raporton Zeri.info.

“Koordinim të brendshëm nuk ka pasë konsultim të vazhdueshëm me opozitën për këto tema, edhe duket nga informatat që kemi parë koordinim të duhur me partnerët tanë ndërkombëtar ndoshta nuk ka pasë”, ka thënë Hoti. /Zëri