Hoti përsëri fton forcat politike për unifikim në bisedimet me Serbinë, kjo për njohje reciproke

Hoti përsëri fton forcat politike për unifikim në bisedimet me Serbinë, kjo për njohje reciproke – Lajmet e fundit



Kryesminitri i vendit, Avdullah Hoti i ka ftuar forcat politike në Kosovës, pozitë dhe opozitë, të jemi të unifikuar në këtë proces. Gara politike sipas tij do të ketë, gjë që duhet të jetë demokratike dhe mbi baza të kushtetutës, mund dhe duhet të zhvillohet për tema të tjera të politikës, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe fushave të tjera.

“Nisur nga kjo qartësi e plotë e procesit, unë nuk do të hezitoj të dialogojmë. Kosova mbetet e përkushtuar për dialog, sepse është vend evropian, me orientim të qartë euro-atlantik. Vetëm njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë i normalizon marrëdhëniet në mes të dy vendeve dhe e qetëson këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës”, ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook”, Hoti.

Tutje kryeministri thotë se në çfarëdo takimi që ka pasur dhe do të ketë me përfaqësuesit e Serbisë, njohja reciproke është tema e vetme. Çdo gjë që bisedohet me ta është në funksion të arritjes së marrëveshjes për njohje reciproke, pa cenuar integritetin teritorial apo karakterin unitar të shtetit të Kosovës. /Zëri