Hoti pret nga presidenca gjermane heqjen e vizave për Kosovën

Hoti pret nga presidenca gjermane heqjen e vizave për Kosovën – Lajmet e fundit



Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar Gjermaninë për marrjen e presidencës së radhës të Bashkimit Evropian.

Hoti përmes një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe pret të hiqet edhe regjimi i vizave për Kosovën, transmeton “Zeri.info”.

“Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE-së në një kohë shumë sfiduese për shëndetin dhe ekonominë e Evropës. I jemi shumë mirënjohës Qeverisë gjermane për angazhimin e vazhdueshëm për zgjerimin e BE-së, duke i afruar vendet e Ballkanit Perëndimor dhe presim që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës”, shkroi kryeministri Avdullah Hoti. /Zëri