Hoti priti në takim me prodhuesit e qumështit, shpreh gatishmërinë për përkrahje

Hoti priti në takim me prodhuesit e qumështit, shpreh gatishmërinë për përkrahje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur sot në takim prodhuesit e qumështit, me të cilët ka diskutuar për sfidat me të cilat po përballet ky sektor gjatë kohës së pandemisë, si dhe për mundësinë që Qeveria e Kosovës t’u dalë në ndihmë.

Me këtë rast,
përfaqësuesit e prodhuesve të qumështit e njoftuan kryeministrin Hoti për
sfidat me të cilat është duke u ballafaquar ky zinxhir prodhues si pasojë e
pandemisë COVID – 19, për prodhimet e tyre që po mbesin pa u plasuar në treg,
në të njëjtën kohë kërkuan mbështetjen e kryeministrit Hoti dhe të Qeverisë së
Kosovës për tejkalimin e kësaj situate.

Kryeministri Hoti
tha se Qeveria është e gatshme për ta ndihmuar këtë sektor brenda mundësive
ligjore dhe financiare.

“Qeveria e
Kosovës është duke punuar me përkushtim për mbështetjen e sektorit privat dhe
të prodhuesve vendës dhe përmes ministrive të linjës do të gjenden mënyra të
përshtatshme për përballimin dhe tejkalimin e sfidave, me të cilat po përballen
prodhuesit tanë, duke përfshirë edhe prodhuesit e qumështit”, theksoi
kryeministri Hoti, i cili kërkoi që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ta
shtojë kontrollin në terren për të siguruar ndarje të qartë të produkteve me
bazë qumështin e freskët.