Hoxhaj për 22-vjetorin e çlirimit të Prishtinës: Dita kur çizmet e trimave të UÇK-së shkelën dhe e çliruan atë nga robëria e frika

Hoxhaj për 22-vjetorin e çlirimit të Prishtinës: Dita kur çizmet e trimave të UÇK-së shkelën dhe e çliruan atë nga robëria e frika – Lajmet e fundit



Sot, në 22-vjetorin e çlirimit të Prishtinës, kreu në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se është dita kur çizmet e ushtarëve të UÇK-së e çliruan Prishtinën nga robëria e frika.

“22 vjet prej Ditës së Madhe, kur çizmet e trimave të UÇK-së, pas muajsh të tërë lufte, shkelën në Prishtinë për ta çliruar përjetësisht nga robëria e frika. Lavdi të gjithë atyre heronjve që nuk kursyen as më të shtrenjtën jetën e tyre për këtë ditë. Urime Dita e Lirisë, Prishtinë!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Sot u bënë 22 vjet nga çlirimi i Prishtinës, ku forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hynë në Prishtinë.

Kjo ndodhi në ditën kur hyri në fuqi Marrëveshja e Kumanovës, e nënshkruar më 9 qershor në Kumanovë, në mes të forcave të NATO-s dhe ushtrisë jugosllave.

Me këtë marrëveshje fillon edhe tërheqja e forcave serbe nga Kosova. /Zëri