Hoxhaj përkujton Arbën Xhaferin me thënien e tij për ndarjen midis besimit fetar dhe shtetit

Hoxhaj përkujton Arbën Xhaferin me thënien e tij për ndarjen midis besimit fetar dhe shtetit – Lajmet e fundit



Hoxhaj përkujton Arbën Xhaferin me thënien e tij për ndarjen midis besimit fetar dhe shtetit

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj ka përkujtuar dhjetë vjetorin e vdekjes së Arbën Xhaferit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se sot në përvjetorin e dhjetë të vdekjes se Arbën Xhaferit kujtojmë madhështinë e politikanit vizionar dhe riliandasit të fundit kombëtar.

“Pikërisht për kohën e politikës së bejtexhinjve, sikurse kjo e jona, ai thoshte: “Kushti i parë që një besim fetar të shndërrohet në religjion është: ndarja e shtetit, politikës prej fesë; pra respektimi i parimit të shekullarizmit.””, ka shkruar Hoxhaj. /Zëri