Humbin betejën me COVID-19 dy persona si dhe shënohen 147 raste të reja në Shqipëri

Humbin betejën me COVID-19 dy persona si dhe shënohen 147 raste të reja në Shqipëri – Lajmet e fundit



Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit dy persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit si dhe janë shënuar 147 raste të reja.

Ndërsa në Shqipëri gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 53 pacient të infektuar me COVID-19 si dhe janë bërë të ditur rastet pozitive në vende.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 67 raste në Tiranë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Berat, 10 raste në Shkodër, 9 raste në Fier, 7 raste në Krujë dhe Korçë, 5 raste në Kamëz, nga 4 raste në Kavajë dhe Vlorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Lushnje, Gjirokastër, 1 rast në Durrës, Vau i Dejës, Selenicë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./Zëri