Shahini: Reciprociteti s’ishte i zbatuar asnjëherë, është vetëm vendim gojor

Hungaria model i zhvillimit ekonomik për Kosovën

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, u prit në Budapest nga kryetari i Odës Ekonomike dhe të Industrisë të Hungarisë, Attila Galambos, ku temë bisedimi ishin bashkëpunimi ekonomik ndërmjet bizneseve të dy shteteve.

Kryetar i AKB-së prezantoi tregun ekonomik e investiv të Kosovës si mundësi e madhe dhe inovative për investitorët hungarez, të cilët tha se janë të mirëpritur edhe nga bizneset edhe nga institucionet e Kosovës.

“Modeli i zhvillimit ekonomik i Hungarisë është model i mirë i prodhimtarisë cilësore për të cilat janë në tregun  e Kosovës. Por edhe ne kemi prodhim për eksport”, u shpreh Shahini.

Nga ana e tij, Galambos shprehu kënaqësinë për takimin dhe informimin për mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor edhe në kohë pandemie. Ai theksoi se ekonomia dhe bizneset duhet të kalojnë vështirësitë aktuale duke rritur bashkëpunimin pa barriera për investitorët në BE.

Të dy palët u dakorduan për bashkëpunim dhe rendim të përpjekjeve të bizneseve të dy vendeve, njofton AKB, nëpërmes një komunikate shtypi.