IKSHPK-ja kërkon ndalimin e tubimeve

IKSHPK-ja kërkon ndalimin e tubimeve – Lajmet e fundit



Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka reaguar pas tubimit të Mozzikut në Mitrovicë, ku u grumbulluan një numër i madh i të rinjëve, shumica e të cilëve nuk kishin maska dhe nuk e respektonin distancën fizike.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKSHP-ja ka bërë thirrje që të mos bëhen tubime të tilla, derisa ka publikuar edhe një fotografi ku shihet grumbulli i qytetarëve.

“Jo tubime! Virusi vret!”, thuhet në postimin e Institutit.