IKSHPK me apel për qytetarët: Kujdes, temperaturat e larta janë rikthyer

IKSHPK me apel për qytetarët: Kujdes, temperaturat e larta janë rikthyer – Lajmet e fundit



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka paralajmruar për temperaturat e larta të cilat ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut e sidomos te të moshuarit.

IKSHPK ka bërë me dije për qytetarët që të mos ekspozohen në diell pasi që temperaturat e larta janë rithyer.

“Duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtIt që çon në dehidrim të organizmit përcjellur me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërkaq, IKSHPK-ja ka rekomanduar masa mbrojtëse për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit./Zëri/

Njoftimi i plotë: