Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 1.437 raste, 32 vdekje dhe 928 të shëruar

IKSHPK: Nga 210 mostra të testuara, 79 raste pozitive – Lajmet e fundit



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në rezultatet për 24 orët e fundit ka bërë të ditur se nga gjithsej 210 mostrat e marra, gjithsej 79 raste kanë dalë pozitive me koronavirus.

Në raport po ashtu thuhet se janë shëruar 71 persona, duke e çuar kështu numrin e të shëruarve në 1577, përcjell “Zeri.info”.

Rastet e reja positive me COVID-19, sipar këtij raporti janë raste kontakti dhe janë nga këto komuna: komuna e Prishtinës 40 raste, komuna e Vushtrrisë 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 7 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog, Malishevë, Mamushë, Pejë dhe Suharekë.