IKSHPK sqaron tri vdekjet e raportuara në 24 orët e fundit, thotë se pacientët ishin negativë me COVID-19

IKSHPK sqaron tri vdekjet e raportuara në 24 orët e fundit, thotë se pacientët ishin negativë me COVID-19 – Lajmet e fundit



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) thotë se tre personat e vdekur të raportuar në 24-orët e fundit, për të cilët thuhej se kanë qenë me koronavirus, në momentin e vdekjes pacientët kanë qenë negativ me COVID-19.

“SQARIM NË KOMUNIKATËN 19 SHTATOR 2020!

Instituti Kombëtar sqaron se Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes të hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe MIQ të QKUK dhe spitalin e Vushtrrisë me sëmundje shoqëruese dhe COVID pozitiv.

Në momentin e vdekjes pacientët kanë qenë COVID negativ.

Në raportin përfundimtar klinik Diagnoza është Gjendje pas COVID-19 dhe rezultatet laboratorike janë negative.

Ministria e Shëndetësisë, QKUK dhe IKSHPK Shprehim ngushllimet më të sinqerta familjarëve me rastin e vdekjes së të afërmve të tyre”, thuhet në reagimin e IKSHKP-së. /Zëri