Indi, starton fushata e vaksinimit - Mjekët, infermierët dhe të moshuarit, të parët që do të marrin vaksinën

India kalon 28 milionë infeksione – Bien rastet ditore, ndërkohë që shtetet zgjasin masat e karantinës

Totali i infeksioneve me Covid-19 në Indi ka kaluar 28 milionë në nisje të Javës,  me 152,734 raste të reja të raportuara në 24 orët e fundit, sipas ministrisë Federale të Shëndetësisë.   Infeksionet ditore kanë rënë në javët e fundit, pas rekordit prej mbi 400,000 të arritur në muajin e kaluar. Vdekjet u rritën me mbi 3,100 në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 329,100, që është norma e dytë më e madhe në botë.

Në vend janë ende mbi 2 milionë raste aktive, me një rënie prej 88,416 në 24 orët e fundit. Numri i rasteve aktive ka qenë në rënie në ditët e fundit,  pas një rritjeje të vazhdueshme që prej mesit të muajit Prill.  Një total prej 25,692,342 njerëz janë shëruar dhe nxjerrë nga spitali deri më tani, sipas të dhënave të fundit. Mbi 344 milionë teste janë zhvilluar deri më tani, prej të cilave mbi 1.68 milionë janë zhvilluar në 24 orët e fundit.

Shteti perëndimor i Maharashtra lajmëroi se do të zgjasë kufizimet e koronavirusit, që pritej të skadonin më 1 Qershor. Maharashtra është një nga rajonet më të goditura të vendit, ku është aplikuar një shtetrrethim në mbrëmje që prej 28 Marsit.

Klevis Llaha / SCAN

 

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.