India shënon rritje rekord të rasteve. Me mbi 100,000 në ditë bëhet vendi i 3-të në botë pas SHBA dhe Brazilit

India shënon rritje rekord të rasteve. Me mbi 100,000 në ditë bëhet vendi i 3-të në botë pas SHBA dhe Brazilit

India raportoi një rritje rekord të rasteve të reja me Covid-19 në nisje të Javës, duke u bërë vendi i dytë pas Shteteve të Bashkuara që publikon mbi 100,000 raste në ditë, ndërkohë që politikanët po zhvillojnë grumbullime në masë për fushatat.  Spitalet shtetin më të ndikuar, Maharashtra, janë në mbikapacitet.  Shteti më i pasur i indisë, ku ndodhet dhe kryeqendra tregtare Mumbai, raportoi një rekord prej 57,074 rastesh të reja në 24 orë.  Infeksionet ditore në vend janë rritur me 12-fish që kur arriti një nivel rekord të ulët në fillim të Shkurtit.   Me 103,558 infeksione të reja në 24 orët e fundit, India ka tashmë 12.6 milionë raste, që është numri më i madh pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.   Vdekjet nga ana tjetër, u rritën me 478 në një total prej 165,101, në një nga normat më të ulëta në botë. Variantet më ngjitës të virusit mund të kenë ndikuar tek vala e dytë në Indi, sipas epidemiologëve. India ka identifikuar qindra raste të varianteve të zbuluar në fillim në Britani, Afrikë të Jugut dhe Brazil.   India, që është prodhuesi më i madh në botë i vaksinave, ka injektuar 77 milionë doza brenda vendit, që kur nisi fushata në mes të Janarit, që është numri i tretë më i madh pas SHBA dhe Kinës.  Megjithatë, vaksinimi për frymë, është shumë më i ulët se në vende të tjera, përfshirë Kinën që ka një popullsi më të madhe.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.