Inflacioni vjetor i Turqisë arrin vlerën më të lartë që vendi ka parë në një çerek shekulli!

Inflacioni vjetor i Turqisë arrin vlerën më të lartë që vendi ka parë në një çerek shekulli!

Inflacioni në Turqi u rrit afër 79% muajin e kaluar, më i larti që vendi ka parë në një çerek shekulli.

Norma vjetore e inflacionit ishte 78.62% për qershorin, sipas Institutit të Statistikave Turke, duke tejkaluar parashikimet.

Rritja e çmimeve të konsumit ka goditur rëndë popullsinë prej 84 milionë banorësh, me pak shpresë për përmirësim në afatin e afërt si rezultat i luftës Rusi-Ukrainë, çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve dhe një lire të nënçmuar ndjeshëm.

Çmimet e transportit u rritën me 123.37%, dhe çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën me 93.93%, sipas të dhënave të qeverisë.

Edel Strazimiri / SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.