Inspeksioni gjobit dhe mbyll disa lokale në Mitrovicë për mos respektim të masave

Inspeksioni gjobit dhe mbyll disa lokale në Mitrovicë për mos respektim të masave – Lajmet e fundit



Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se Inspeksioni ka gjobitur dhe mbyllur disa lokale për mos respektim të masave kundër pandemisë COVID-19.

Në njoftimin e kësaj komune thuhet se Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektorët AVUK-ut kanë ndërmarrë aksion në lokalet e gastronomisë.

“Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektorët e AVUK-ut kanë ndërmarrë aksion në lokalet e gastronomisë, për zbatimin e masave kundër virusit CoVid19 dhe respektimin e distancës fizike. Me këtë rast, gjatë aksionit të sontëm janë gjobitur dhe mbyllur disa lokale të gastronomisë të cilat nuk i’u kanë përfilluar rregullave të lartëpërmendura, në bazë të udhëzimeve të institucioneve shëndetësore”, është bërë e ditur në njoftim.

Nga komuna thonë se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në mënyrë që të arrihet vetëdijesimi i qytetarëve për rrezikun nga pandemia, dhe se respektimi i distancës dhe masat mbrojtëse janë vitale për ruajtjen e shëndetit”, thuhet më tej në njoftim./Zëri