Inspektorati nis hetimet për zyrtarin policor që goditi këmbësoren në Fushë Kosovë

Inspektorati nis hetimet për zyrtarin policor që goditi këmbësoren në Fushë Kosovë – Lajmet e fundit



Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet për zyrtarin policor, i cili ka goditur sot me veturë një këmbësor në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

Lajmin për Gazetën Express e kanë konfirmuar nga Inspektorati.

“Sot më 17.10.2020 rrth orës 17:00 IPK ka pranuar informaten nga Policia e Kosovës se në rrugën Dardania në Fushë Kosovë ka ndodhur aksident trafiku rrugor në të cilin aksident ishte i perfshirë një automjet të cilin ishte duke vozitur një zyrtar policor dhe një këmbësore.

Hetuesit e IPKsë kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor. Nga hetuesit e IPK-së janë ndërmarrë veprime hetimore si dhe është kontaktuar prokurori kujdestar dhe  rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, kanë deklaruar nga ky institucion për Express.