Institucionet e Republikës së Kosovës vazhdojnë koordinimin në lidhje me zhvillimet e fundit në Veri

Institucionet e Republikës së Kosovës vazhdojnë koordinimin në lidhje me zhvillimet e fundit në Veri

Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Shwarz, si dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë realizuar takim më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. Në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë.

Megjithatë, institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional.

Po ashtu, do të vazhdohet koordinimi i plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjik. / KultPlus.com