Intel dhe Broadcom arrijnë shpejtësinë 5Gbps mbi Wi-Fi 7

Intel dhe Broadcom arrijnë shpejtësinë 5Gbps mbi Wi-Fi 7

Intel dhe Broadcom demonstruan për herë të parë teknologjinë Wi-Fi 7 me sukses e cila është gjenerata e ardhshme e lidhjeve Wi-Fi.

Në një prezantim të përbashkët, dy kompanitë treguan një laptop me Wi-Fi 7 të arrijë shpejtësi deri në 5Gbps. Është një rritje e konsiderueshme duke qenë se standardi aktual Wi-Fi 6 ka prodhuar shpejtësi deri në 1.7Gbps.

Përveç shpejtësive deri në 5.8Gbps, bandat dhe kanalet e reja të frekuencave të Wi-Fi 7 sigurojnë lidhje më të qëndrueshme sidomos kur janë disa pajisje të lidhura njëherazi.

Wi-Fi 6 mund të aksesojë kanalet 20, 40, 80 dhe 160Mhz në frekuenca 2.4Ghz dhe 5Ghz. Ndërkaq Wi-Fi 7 shton kanalin 320Mhz dhe frekuencën 6Ghz.

Intel beson se teknologjia e re do ti hapë rrugë avancimeve në realitetin e shtuar, realitetin virtual apo streaming në 16K.

Standardi Wi-Fi 6E shton mbështetjen për frekuencën 6Ghz krahasuar me Wi-Fi 6, por nuk është adoptuar nga prodhuesit për shkak të kostos.

Intel muajin e kaluar tha se laptopët dhe desktopët e parë Wi-Fi 7 do të vinë në 2024-25. /PCWorld Albanian