Interi barazon me Sampdorian

Interi barazon me Sampdorian – Gazeta Online INSAJDERI

Interi nuk ka arritur t’i marrë pikët e plota në udhëtim te Sampdoria.

Në “Luigji Ferraris”, ndeshja përfundoi me barazim 2 me 2, përkundër se mysafirët ishin dy herë në epërsi.

Federico Dimarco shënoi një gol të bukur për ta kalaur Interin në avantazh nga minuta e 18, por Maya Yoshida barazoi, 15 minuta më vonë.

Interi s’mund të shkonte në pushim pa shënuar edhe një gol. Ia doli përmes Lautaro Martinez.

Por, dy minuta pasi filloi 45 minutëshi i dytë, Tommaso Augello, arriti t’i barazonte shifrat.

Ky ishte edhe rezultati final, që për Interin nënkupton barazimi i parë pas dy fitoreve në fillimin e kampionatit në Serie A.

Ndërsa, skuadra nga Genoa, arriti vetëm pikën e dytë pas tri ndeshjeve.

Javën e ardhshme, kampioni aktual e pret Bologna, ndërsa Sampdoria udhëton për t’u përballur me Empolin. /Shqip.com