Ish deputeti i LDK-së del kundër vendimit të Kurtit: A ke jurist në kabinet, kryeministër?

Ish deputeti i LDK-së del kundër vendimit të Kurtit: A ke jurist në kabinet, kryeministër? – Lajmet e fundit



Ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka reaguar me rastin e caktimit të orës policore nga Qeveria e Kosovës, raporton “Zeri.info”.

Me këtë rast Rugova ka cituar nenin kushtetues ku flitet për lirinë e lëvizjes dhe ka pyetur kryeministrin Kurti nese ka jurist në kabinetin e tij.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij:

Kushtetuta e Republikës së Kosovës : “Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore që mbrohen me Kushtetutë, mund të bëhet vetëm pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme sipas kësaj Kushtetute dhe vetëm deri në masën sa është e domosdoshme nën rrethanat e dhëna”. A ke ndonjë jurist në kabinet Kryeministër? A ke ndonjë këshilltarë ligjor?! Pse po shkakton probleme të funksionimit të institucioneve shtetërore! Me pas dëgju LDK-në me kohë me i ndërmarrë këta hapa, do ishte shumë më ndryshe funksionimi dhe stabiliteti institucional!