by lajme.org on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
by lajme.org on November 22, 2022 OECD: Europa do të jetë më e goditura nga ngadalësimi ekonomik global
by lajme.org on January 29, 2023 “Të mjerë nuk janë ata që e kanë portofolin bosh, të mjerë janë ata që e kanë shpirtin bosh”
by lajme.org on January 27, 2023 Bëhet e gjallë Kejvina: Shpulla që i dhashë Luizit më ndihmoi të dal prej asaj çmendine
by lajme.org on January 4, 2023 Futbollisti kosovar i larguar nga Porto mund të transferohet te Ferizaj
by lajme.org on November 8, 2022 Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Ish-kryediplomatja: Duhet të pranohet marrëveshja, edhe nëse s’vjen njohja nga Serbia – Lajmet e funditin Lajmeon January 25, 2023 Foto: Zëri / Arkiv Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se dialogu tashmë ka hyrë në një fazë të re dhe sipas saj presioni është shtuar shumë. “Trysnia është shtuar, gjuha është ashpërsuar. Tashmë palët në dialog po kërcënohen edhe me sanksione. Vuçiqi veçse ka konfirmuar këtë gjë, mirëpo ende nuk e dimë cilat janë kërcënimet ndaj Kosovës nëse refuzohet plani franko-gjerman”. “Po shihet se ka një mostolerancë nga ndërkombëtarët sa i përket përafrimit të qëndrimeve për planin franko-gjerman”, deklaroi Haradinaj-Stublla. Ish-kryediplomatja thotë se trysnia ndaj Kosovës është asimetrike, pasi pos për Asociacionin, po kërkohen lëshime të tjera edhe për Kishën. Ajo thotë se një marrëveshje finale do kohë, por që sipas saj mund të ketë një marrëveshje që mund t’i hapë rrugës për marrëveshje finale. “Për bashkësinë ndërkombëtare fuqia destabilizuese e Serbisë është shumë më e madhe, duke pasur parasysh edhe lidhjet me Rusinë, sesa një destabilizim potencial që mund të shkaktonte Asociacioni. Ne normalisht se nuk do të duheshim të pajtohemi më këtë gjë, pasi kjo i shkon për shtati Serbisë”, ka thënë ajo për Telegrafin. Asociacioni megjithatë, sipas ish-ministres së Jashtme, është ndër çështjet më polarizuese të shoqërisë dhe politikës në Kosovë. “Është koha që të bashkohemi dhe t’i lemë pazaret e së kaluarës. Kemi një trysni në derë dhe një Asociacion që nuk mund të kalohet aq lehtë”. “Ne mund të blejmë kohë duke shtyrë Asociacionin, por avantazhi do t’i jepej Serbisë dhe do të mbeteshim në dialog permanent. Unë mendoj se duhet të ketë një marrëveshje edhe nëse nuk ekziston njohja de fakto”, deklaroi tutje Haradinaj-Stublla. Megjithatë ajo thotë se Qeveria duhet të punojë sa më shumë për të arritur një draft sa më të favorshëm se ky që është tani. Lajme të ngjajshme: Haliti: S’na duhet njohja nga Serbia – Lajmet e fundit OJQ-të nga Kosova e Serbia, thirrje për zëra konstruktivë për të ecur bashkë përpara – Lajmet e fundit Njohja e dokumenteve kosovare nga Serbia po e lehtëson kalimin e mërgimtarëve – Lajmet e fundit Vuçiqi thotë se pos NATO-s, FSK-së i duhet edhe leja e serbëve në veri për të shkuar atje – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on January 29, 2023 “Të mjerë nuk janë ata që e kanë portofolin bosh, të mjerë janë ata që e kanë shpirtin bosh”
on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Halimi kritikon Qeverinë: Kosova meriton qeverisje, jo propaganda – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Deputetja e LDK-së Muratit: Je injorant, shteti nuk zhvillohet me politikat e lëmoshës – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Molliqaj: Kurti po i shantazhon qytetarët për raportet e Kosovës me SHBA-në – Lajmet e fundit