Meta i kundërpërgjigjet Ramës: Ju përshëndes me karikaturë të karikaturistit të preferuar të Sigurimit, Edi apo Edvin Rama

Ish-presidenti Meta e mbështet reciprocitetin e Kosovës ndaj Serbisë – Lajmet e fundit



Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka përkrahur vendimin e institucioneve të Kosovës për ta vendosur sovranitetin në të gjithë territorin e vendit.

Përmes një reagimi në Facebook, Meta i ka dënuar sulmet e serbëve të veriut ndaj Policisë së Kosovës.

Po ashtu, ish-presidenti i Shqipërisë, ka bërë thirrje për shmangien e tensioneve që do ta destabilizonin rajonin. Sipas tij, vendosja e reciprocitetit është e drejtë e “çdo shteti sovran”.

Ndërkaq, gjatë mbrëmjes të ditës së diel, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka njoftuar për situatën aktuale në Veri të Mitrovicës dhe për bllokadat në rrugët kufitare.

Bllokadat vijnë një ditë para se të hyjnë në fyqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës që kanë të bëjnë më targat dhe dokumentet serbe.

Mehmeti në një pronocnim të shkurtër për Portali Dukagjini, ka thënë se situata është e qetë.

Ai ka njoftuar se ka pasur gjuajtje me armë, por që nuk ka rezultuar me të lënduar apo të plagosur.

Sipas tij, deri më tani nuk është raportuar që zyrtarët policorë janë detyruar t’i përdorin armët.