Ish-ushtarit britanik i vidhen medaljet e Kosovës

Ish-ushtarit britanik i vidhen medaljet e Kosovës – Lajmet e fundit

Foto: Policia e Sussexit


Një ish-ushtari britanik i janë vjedhur të martën medaljet e tij ushtarake nga shtëpia e tij në East Grinstead, Sussex, Angli.

E policia e këtij vendi ka dalë me një lutje, që ato medalje t’i kthehen ish-ushtarakut.

Inspektori policor i lagjes Mid Sussex, Darren Taylor, ka thënë se ish-shërbyesi ushtarak i kishte dërguar medaljet e tij për t’i rregulluar, raporton “Westsussextoday”.

Medaljet iu kthyen atij nga një postier në orën 12:20 pasdite të martën, tha inspektori Taylor, por pakoja e lënë para derës së shtëpisë i ishte vjedhur, transmeton Zeri.info.

Taylori tha se ish-ushtari është shkatërruar dhe dëshiron t’i kthehen medaljet prapa.

“Duke folur me zotërinë, e kuptuam se këto medalje kanë rëndësi shumë të madhe për të. Nuk kanë ndonjë vlerë monetare, por për nga emocionet janë të paçmueshme.

Nëse dikush ka gjysmë zemre dhe e di kush i ka vjedhur ato dhe të mundë t’i kthejmë, do të ishte mrekulli”, shtoi ai.

Dy nga pesë medaljet e vjedhura ish-ushtaraku britanik, emri i të cilin nuk u bë i ditur, i kishte marrë nga NATO-ja gjatë shërbimit në Kosovë. Po ashtu edhe një e kishte nga shërbimi në Bosnjë e Hercegovinë, një nga Ushtria Britanike dhe një nga Mbretëresha britanike. /Zëri

Image

Image