Izraeli prezanton “Kalimin e Gjelbër”. Do të japë certifikatë të vaksinimit. Nisin shqetësime për diskriminim

Izraeli prezanton “Kalimin e Gjelbër”. Do të japë certifikatë të vaksinimit. Nisin shqetësime për diskriminim

Izraeli ka nisur një sistem të koronavirusit të “kalimit të gjelbër”, që lejon njerëzit  që janë vaksinuar të kenë akses në disa shërbime publike.  Imunizimi ndaj Covid-19 është kthyer në një simbol të statusit në Izrael. Izraelitët që kanë marrë të 2 dozat e vaksinës së Pfizer dhe ata që janë shëruar vetë nga virusi, marrin një certifikatë “Kalimi i Gjelbër”, në formën e një kodi QR, apo printim, për njerëzit që nuk kanë smartphone. Kalimi lejon hyrjet në palestër, pishinë, hotele, qendra të zbavitjes dhe evente sportive.

Restorantet dhe baret do të shtihen në listë nga muaji Mars.  Bizneset që kapen me thyerjen e rregullave do të gjobiten dhe qeveria ka kërcënuar të burgosë izraelitët që falsifikojnë kalimet e gjelbra.  Rreth 9 milionë izraelitë kanë marrë të paktën 1 dozë të vaksinës që kur Qeveria nisi fushatën në muajin Dhjet

or. Entuziazmi i vaksinës është zbutur në javët e fundit, ndërkohë që më shumë izraelitë me probleme shëndetësore dhe shqetësime për efektet anësore afat-gjatë, po shmangin vaksinimin. “Është çmenduri, duket sikur po të sanksionojnë”- tha një banor. Privilegjet e certifikatës së vaksinimit po ngrenë pyetje morale dhe ligjore. Aeyal Gross, një ekspert ligjor në Universitetin e Tel Avivit, tha se priten padi të tilla nga punonjësit apo njerëzit që duan të shohin një koncert dhe ndihen të diskriminuar

Klevis Llaha / SCAN 

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.